Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kuvend, duke postuar një fotografi të kryeministrit Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla duke u përqafuar.
Vasili u shpreh se Nikolla ka “ngatërruar përqafimin dhe adhurimin ndaj Ramës me detyrimin për të respektuar deri në fund Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”.
Ai vijoi kritikat ndaj saj duke thënë se Parlamenti nuk ka parë kurrë një Kryetare Kuvendi “kaq të depersonalizuar dhe të dobët” dhe se kjo e fundit “kujdeset vetëm për humorin dhe interesat e Ramës”.
Reagimi i plotë:
Nikolla ngaterron perqafimin me detyrimin!
Mjerisht Kuvendi i Shqiperise po perjeton ditet me te turpshme te tij per shkak te rrembimit mafioz te Rames dhe nenshtrimit poshterues te Nikolles .
Kjo e fundit ngaterron perqafimin dhe adhurimin ndaj Rames me detyrimin per te respektuar deri ne fund Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit.
Edhe dje Nikolla me debilitetin politik kronik te saj vazhdoi seancat dhe votimet rrufe e te paligjshme disa minuteshe duke dhunuar parlamentin.
Deputetet, qe priten ne sallen e pushtuar nga rreshtat e gardisteve ende pa filluar seanca, qe kontrollohen kafsherisht nga garda qe ne hyrje, jane ky “normaliteti” talebanesk i Nikolles.
Mohimi mafioz i çdo te drejte kushtetuese te opozites eshte mbeshtetur dhe perkrahur nga Nikolla, e cila eshte kthyer ne nje marionete qesharake, qe telekomandohet nga Rama dhe interesat e tij.
I kthyer nga Nikolla ne nje institucion vegel te verber, te poshteruar, te shkelur dhe te perdorur Kuvendi nuk eshte me zemra kushtetuese e Republikes tone Parlamentare, por vetem zorra qorre e Rames.
Sjelljet prej te dhunuare te Nikolles do te fiksohen perjete ne historine e parlamentit.
Parlamenti nuk ka pare nje Kryetare Kuvendi kaq te depersonalizuar dhe te dobet.
Nikolla i ngjan nje sherbyese te mjere te kokorroçit mafioz, qe drejton qeverine duke hedhur Parlamentin ne preherin e interesave mafioze te qeverise.
Antikushtetutshmeria edhte bere pandemike ne çdo veprim te parlamentit dhe Nikolla ” kujdeset” vetem per humorin dhe interesat e Rames dhe jo per rrespektim.absolut te Kushtetutes dhe Rregullores.
Republika jone eshte sot nen nje sulm te mafies qeveritare e cila ka shkrire tre pushtetet ne nje te vetem dhe sot Rama ka mbyllur parlamentin dhe drejtesine ne bodrumin e kryeministrise.
Edi Rama ha dhe gelltit vota rilindase ne parlament per te lare pislleqet e vendimeve te qeverise dhe per tu fshehur ne bunkerin e votes kolektive te deputeteve te inkriminuar dhe te debilizuar rilindas.
Edi Rama kerkon te fshihet pas votave rilindase ne Kuvend, por e ka te kote sepse mijra dokumente, fakte dhe prova i kane vene vulen fajit te tij dhe Kuvendi i Nikolles se telendisur nuk ja zgjidh dot hallin.
Ajo qe do mbetet ne memorje eshte thjesht dhe vetem kthimi nga Nikolla i parlamentit ne nje landfill per plerat e Edi Rames.