Kodi i ri Zgjedhor, ambasadori i BE: Konsensusi mazhorancë-opozitë i rëndësishëm, të merren parasysh rekomandimet e OSBE

I pranishëm në qytetin e Gjirokastrës, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka komentuar nisjen e procesit për reformën elektorale dhe Kodin e Ri zgjedhor. Sipas tij e rëndësishme është marrja parasysh e rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe konsensusi mazhorancë-opozitë

“Për ne është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE-ODHIR që mendoj se është normale, për ne ky mision ka patur disa rekomandime dhe është normale që të ketë reagim për to dhe ju duhet ta bëni këtë reformë nëpërmjet një dialogu politik konstruktiv. Kjo është mbi të gjitha, të funksionojë demokracia parlamentare dhe mendoj se reforma elektorale është një nga ato raste kur duhet kontributi i të gjithëve, mazhorancës, opozitës, i të gjithë faktorëve, duhet të gjendet ky bashkëpunim”, u shpreh ai.

Ambasadori i BE-së ishte i pranishëm në takimin e hapjes së projektit ” BE për ekonominë qarkulluese -menaxhimi rajonal i mbetjeve për zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër-Vlora e Jugut”. Për këtë projekt nga BE-ja është caktuar një financim prej 19 milion euro për mbështetjen e bashkive të këtyre zonave për të krijuar një infrastrukturë moderne të mbetjeve të ngurta që përputhet me standardet e BE-së”

Arena e Lajmit

Kodi i ri Zgjedhor, ambasadori i BE: Konsensusi mazhorancë-opozitë i rëndësishëm, të merren parasysh rekomandimet e OSBE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook