“Joker” rikthehet pas tre vitesh me një film të dytë: ‘Folie à Deux’, a do të jetë sërish pjesë e saj Jaquin Phoenix?

“The Clown Prince of Crime” do të rikthehet për një tjetër film solo. Shkrimtari dhe regjisori i Joker, Todd Phillips postoi një foto në Instagram të një kopertine të skenarit duke konfirmuar se ai aktualisht është duke punuar me skenarin e  Joker 2 – ose siç e quan  Joker: Folie à Deux .

Së bashku me foton e skenarit të Phillips, ai bashkoi edhe një foto të vetë ‘Joker-it’, Joaquin Phoenix duke lexuar skenarin. Kjo me sa duket konfirmon që Phoenix do të kthehet për të ripërsëritur rolin e tij në vazhdimin e filmit të 2019-ës. Gjithashtu për vazhdimin po rikthehet bashkë-shkrimtari i Phillips Scott Silver, merita e të cilit shfaqet në skenarin e vazhdimit.

Një tjetër kuriozitet për Joker 2 është se cili mund të jetë saktësisht thelbi i filmit. Titulli i skenarit të Joker: ‘Folie à Deux’ është një term psikologjik që i referohet një çrregullimi mendor që prek dy ose më shumë individë, zakonisht në të njëjtën familje. Bazuar në komplotin e filmit të parë dhe që Thomas Wayne mund të jetë babai i vërtetë i Jokerit, është plotësisht e mundur që ky film të prezantojë Batman-in dhe ta lidhë atë me Jokerin me idenë Folie à Deux, duke sugjeruar një lidhje që është edhe më shumë se familjare.

Sigurisht, për të ditur me siguri se për çfarë do të na servirë filmi, duhet të presim pak më shumë për informacione të sakta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Todd Phillips (@toddphillips)

“Joker” rikthehet pas tre vitesh me një film të dytë: ‘Folie à Deux’, a do të jetë sërish pjesë e saj Jaquin Phoenix?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook