Mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur sërish këtë të martë poshtë pallatit të ish-kryeministrit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.
Mes mbështetësve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili mbajti fjalën e tij. Ndërkohë qytetarët mbajnë në duar pankartat me slogane “Ram-izin ta rrëzojmë sërish”, “Nuk duam Parlament monist”.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’, në lidhje me dosjen “Partizani”, ndërkohë që sot ka kërkuar leje për të shkuar në Parlament.