“Elita e biznesit në Shqipëri nuk është legjitime”, Gjergj Bojaxhi: Në Amerikë të pasurit e shpërndajnë pasurinë

Duke komentuar të pasurit në botë dhe në Shqipëri, Gjergj Bojaxhi i ftuar në “Open” në News 24, tha se ndryshe nga elita e biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëria biznesmenët e fuqishëm nuk kanë legjitimitet.

“Përveç këtij zotërisë francez që vjen nga një familje që e ka të trashëguar disi pasuritë, 9 të tjerët, janë njerëz që kanë krijuar pasuri nëpërmjet ideve dhe vlerës që ka pasur ajo për tregun. Këto janë biznese që nuk janë krijuar si pjesë e pazareve me politikanët. Kjo është një klasë ekonomike që ka legjitimitet në shoqëri.

Ne mund të diskutojmë sa pasuri do mblidhet në ca duar, a duhet të ketë sistem taksimi që ta shpërndajë, por nga ana e legjitimitetit, është që këta njerëz nuk kanë vjedhur dhe nuk kanë korruptuar ndonjë politikanë. Në Shqipëri jo se nuk ka biznesmenë të ndershëm. Elita e biznesit në Shqipëri nuk është legjitime si ka fituar pasurinë. Bill Gates ishte i gjashtë por sot është kompania më me vlerë në botë. Këta janë njerëzit më të pasuri, por nuk kontrollojnë të gjitha aksionet e këtyre kompanive. Pavarësisht se kanë arritur të mbledhin një sasi të madhe, janë me miliona amerikanë që kanë investuar në këto kompani. Në Amerikë janë mbi 10 milionë njerëz që janë milionerë. Pasuria dhe idetë që kanë është ndarë në miliona njerëz”, tha Bojaxhi.

 

 

Arena e Lajmit

“Elita e biznesit në Shqipëri nuk është legjitime”, Gjergj Bojaxhi: Në Amerikë të pasurit e shpërndajnë pasurinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook