VIDEO/ Super-Vlahovic ndaj Sassuolos, Juventus nuk ndal hapin, -2 nga Interi

Juventusi bën…Juventusin. Bardhezinjtë koleksionuan fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke shkuar në vetëm -2 pikë nga Interi kryesues. Ekipi i Maximilliano Allegrit kaloi 3-0 Sassuolon, në një sfidë spektakolare në Torino. Sulmuesi serb Dusan Vlahovic udhëhoqi “Zonjën e vjetër” në këtë takim, teksa realizoi një gol fantastik në minutën e 14-të.

Goli i dytë mban firmën e të njëjtit autor. Një ekzekutim perfekt i Vlahovic në minutë ne 37-të mahnit të pranishmit në stadium, portieri Consigli përsëri nuk mund të bënte asgjë.  Në fund, Chiesa thelloi shifrat.

Trajneri i skuadrës nga Reggio Emilia, Dionisi vendosi të mos aktivizojë titullarë mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami. Me këtë disfatë, Sassuolo është në vendin e 14-të. Juventusi i vendit të dytë (49 pikë) mbetet rivali kryesor i Interit, në garën për titullin kampion në Serie A.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Super-Vlahovic ndaj Sassuolos, Juventus nuk ndal hapin, -2 nga Interi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook