Kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares, Apeli i GJKKO regjistron ankimimet e Berishës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Berisha kundërshton masën e ‘arrestit shtëpiak’, që u caktua nga GJKKO më 30 dhjetor. Sipas shortit, trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimet përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
 
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.”, thuhet në njoftim.
()

Arena e Lajmit

Kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares, Apeli i GJKKO regjistron ankimimet e Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook