Sot u zhvillua Komisioni i Jashtëm online, i cili u drejtua nga deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli.
Pjesë në takimin online ishin edhe Bardhyl Kollçaku, Ferit Hoxha, Etjen Xhafaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Gazment Turdiu dhe Hatixhe Konomi. Në fokus të mbledhjes ishte dëgjesa me kandidatët për ambasadorë të Jashtëm.
“Para se ti jap fjalën kolegëve kam diçka për të nënvizuar. Është moment historik për Shqipërinë. Procesi është aq politike dhe të një rëndësie burokratike. Të mund të nxjerrim një produkte që të jemi krenar ne dhe pasardhësit tanë. E vlerësoj këtë propozim që vjen nga kryeministri për kandidaturën tuaj.”, u shpreh Kodheli.