“Partizani”, shtyhet marrja në pyetje nga SPAK e Berishës dhe Malltezit, ja kur do të dëshmojë ish-kryeministri

Shtyhet marrja në pyetje e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, të cilët po hetohen në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

SPAK kërkoi që Malltezi të paraqitej sot për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, ndërsa Berisha do të duhej të paraqitej nesër.

Shkak i shtyrjes është bërë mosprezenca e avokatëve të tyre mbrojtës. Këta të fundit i kërkuan dje përmes një shkrese kërkuan shtyrjen e marrjes në pyetje. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se SPAK ka thirrur Berishën që ta marrë në pyetje më 24 janar, ndërsa më 24 do të shqyrtohet çështja në Apel. Ndërkohë më 25 janar do të pyetet Jamarber Malltezi.
()

Arena e Lajmit

“Partizani”, shtyhet marrja në pyetje nga SPAK e Berishës dhe Malltezit, ja kur do të dëshmojë ish-kryeministri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook