Armatimi i Kosovës/ “Serbia kërkon të marrë diçka nga Ballkani”, diplomati Nesho: Perëndimi i shqetësuar për…

Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për zhvillimet në Kosovë dhe blerjen e raketave “Javelin” nga qeveria e Albin Kurtit.

Diplomati u shpreh se armatimi i Kosovës nuk do të ndalte ndonjë sulm të mundshëm serb, ndërsa shtoi se kjo tregon që Perëndimi është i shqetësuar për situatën në Veri.

Ndër të tjera tha se Serbia në këto momente me një luftë të re gjeopolitike (referuar luftës në Ukrainë dhe në Gazë) të marrin diçka nga Ballkani.

“Ky lajm tregon që Perëndimi është i shqetësuar për situatën që mund të kthehet në veriun e Kosovës. Serbët kanë arritur të provokojnë, saç ishte dhe rasti në muajin tetor. Kjo tregon se Rusia nuk mund të ndalojë me ambiciet e saj vetëm në Ukrainë. I duhet një tjetër vatër në Evropë. Çështja e armatosjes së Kosovës është çështje simbolike. Ashtu si me krenari Vuçiç deklaron se ka 110% të arsenalit që kanë vendet e tjera ballkanike. Serbët kërkojnë që në këto momente me një luftë të re gjeopolitike, të marrin diçka nga Ballkani. Dhënia e armëve nuk e ndalon një sulm serb, por tregon se besimi i Perëndimit jo vetëm që është vënë në dyshim, por është vënë një skenar tjetër, ku Serbia është një partner jo i besueshëm.”, tha Agim Nesho.

Ndërsa në lidhje me Forumin Ekonomik të Davosit, Nesho tha se nuk pres asgjë. “Nga Davos nuk pres asgjë, mungon kryeministri shqiptar Edi Rama, por është prezent Kurti”, përfundoi diplomati.

Arena e Lajmit

Armatimi i Kosovës/ “Serbia kërkon të marrë diçka nga Ballkani”, diplomati Nesho: Perëndimi i shqetësuar për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook