Çdo fillim e ka një fund. Sulmuesja që ka kontribuar për shumë vite për Vllazninë e Femrave, Megi Doçi ka firmosur në Turqi te Gallatasary.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur në Champions League më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”, tha Doçi.
27-vjeçarja ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën shkodrane gjatë gjithë këtyre viteve, duke e ndihmuar për arritjen e objektivave të rëndësishëm. Doçi tani është gati për një aventurë të re, larg Shqipërisë.
Ajo do mbahet mend për faktin se ka thyer shumë rekorde në vendin tonë. Vlen të përmendet fakti se ka shënuar jo pak por…700 gola në kampionat.
(J.S/)