Reforma Zgjedhore/ Kryetarja e OSBE në Shqipëri takim me deputetët e opozitës, Pasztory: Jemi të gatshëm të asistojmë në proces

Kryetarja e misionit të OSBE në Shqipëri Clarisse Pasztory ka zhvilluar një takim me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ajo ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në kuadër të diskutimit të Reformës Zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me të.

Pasztory theksoi se OSBE është gati të asistojë në procesin e reformës për ta bërë këtë të fundit sa më gjithëpërfshirëse.

“Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu ,Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili për të diskutuar reformën zgjedhore & zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
OSBE  është gati të asistojë një proces reforme në kohë & gjithëpërfshirës”, thuhet në postimin e saj në X.

Arena e Lajmit

Reforma Zgjedhore/ Kryetarja e OSBE në Shqipëri takim me deputetët e opozitës, Pasztory: Jemi të gatshëm të asistojmë në proces

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook