Napoli do të përballet nesër ndaj Fiorentinës në gjysmëfinalen e Superkupës, takim ky që do mbahet në KSU Stadium (Riyadh). Mbrojtësi shqiptar i skuadrës nga Napoli, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë nga Arabia Saudite, ku ka zbuluar pak për veten e tij.
Si shkoi rruga deri në Arabinë Saudite?
Rrahmani: “Udhëtimi ishte i gjatë, por i bukur”
– A është kjo hera e parë që vjen në Arabinë Saudite?
Rrahmani: “Po, është hera e parë për mua”
– Çfarë kënge e dëgjon para një ndeshjeje të madhe?
Rrahmani: “Ka këngë të shumta që më pëlqejnë sepse e dua muzikën, por do të thosha, njëra prej tyre është Travis Scott – I know”
– Kush ishte idhull i yti kur ishe fëmijë?
Rrahmani: “Ishte Thierry Henry”
– Cilat sporte i përcjell përpos futbollit?
“Më pëlqejnë sportet. E ndjek basketbollin, tenisin, po ashtu edhe Formula 1”
– Përshkruaje veten me një fjalë!
Rrahmani: “Komik/argëtues”
(J.S/)