Importet për 2023/ Italia mbetet partneri i parë i Shqipërisë, Kina ngjitet në vend të dytë, “kërcen” dhe India

Italia mbetet partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, si për importet ashtu dhe për eksportet, ndonëse tregtia me këtë vend shënoi rënie në 2023-n.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur, se në 2023, eksportet drejt Italisë arritën në 189 miliardë lekë, me një tkurrje prej 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Italia ka një peshë dominuese në eksportet shqiptare, pasi drejt saj shkojnë rreth 43% e totalit të shitjeve të produkteve jashtë vendit. Tekstilet dhe këpucët janë produktet kryesore që shiten drejt fqinjëve të përtej detit, me 51% të totalit, të ndjekura nga Materiale ndërtimi dhe metale (52%), Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi (11%).

E dyta për eksportet ka vijuar të jetë Kosova, eksportet drejt të cilit ishin 40 miliardë lekë në 2023, ose 9% e totalit. Me Kosovën kishim ecuri pozitive, me eksportet që u rritën me 8% me bazë vjetore në 2023. Produktet kryesore që eksportohen drejt Kosovës janë Materiale ndërtimi dhe metale (41% e totalit), Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike. (20%), Ushqim, pije duhan (16% e totalit).

Partneri i tretë për eksportet në 2023 kaloi sërish Greqia, duke ia zënë vendin Gjermanisë. Drejt Greqisë vlera e mallra të shitura arriti në 28.6 miliardë lekë, ose 7% të totalit. Në krahasim me 2022-n, eksportet drejt Greqisë u rritën me 13%. Produktet kryesore të shitura në Greqi ishin Minerale, lëndë djegëse, ener. elek. (30% e totalit), Tekstile dhe këpucë (24%), Ushqim, pije duhan (16.6%).

Gjermania zbriti në vend të katërt, pas rënies me 28% dhe Spanja në të pestin, pas tkurrjes me 19%. Në rënie ishin dhe shitjet drejt Maqedonisë së Veriut, me -19%.

Importet, Kina ngjitet në vend të dytë

Italia ka vijuar të mbetet partneri kryesor i tregtisë i Shqipërisë edh për importet. Nga ky shtet blemë mallra me vlerë 194 miliardë lekë, me rënie prej rreth 6% në raport me vitin e mëparshëm.

Megjithatë, ndryshe nga eksportet, varësia që kemi nga Italia me importet është më e ulët. Nga shteti fqinj erdhën 22% e totalit të importeve enë 2023-n. produktet kryesore të importuara janë Tekstile dhe këpucë (21.8%), Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi (21.2%), Ushqim, pije duhan (15%).

Kina është ngjitur në partnerin e dytë të Shqipërisë në 2023 sa i përket importeve. Nga ky shtet blemë 93 miliardë lekë mallra, ose 10.7% e totalit.

Importet nga Kina u rritën ndjeshëm me 21% me bazë vjetore. Produktet kryesore që vijnë nga shteti i largët janë Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi (48.5%), të cilat kanë shënuar dhe rritjen më të madhe, Tekstile dhe këpucë (15.1%), Materiale ndërtimi dhe metale (14.3%).

Turqia ka zbritur në vend të tretë, pasi importet ranë me 26% në 84 miliardë lekë. Nga ky shtet erdhën 9.7% e totalit të blerjeve nga jashtë. Produktet kryesore të importuara janë Materiale ndërtimi dhe metale (25%), Tekstile dhe këpucë (17%), Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi (15%).

Listën e importuesve e vazhdojnë Gjermania (7% e totalit) dhe Greqia (6.5%). Një shtet nga i cili u shënua një rritje e lartë e importeve në 2023, duke u renditur e gjashta, ishte India, që pa një katërfishim të importeve në 32 miliardë lekë.

Kjo tendencë u ndikua nga kanalizimi i importeve të naftës nga ky shtet, teksa ai ka një ndër rafineritë më të mëdha të përpunimit të naftës në botë./Monitor

Capture
Capture
Capture
Capture
Arena e Lajmit

Importet për 2023/ Italia mbetet partneri i parë i Shqipërisë, Kina ngjitet në vend të dytë, “kërcen” dhe India

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook