Ligji për Komisionet Hetimore, Tabaku: Dekretimi nga Presidenti, shans i humbur për të pasur ligj konsensual

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj për Ligjin e Komisoneve Hetimore.

Tabaku u shpreh se dekretimi i ligjit nga Presidenti është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv.

Ajo theksoi se ky dekret nuk do të thotë që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm me frymën e integrimit europian.

“Dekretimi nga Presidenti i Ligjit për Komisionet Hetimore është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv. Ky dekret nuk do të thotë aspak që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm të plotë me frymën e integrimit Europian”, shkroi ajo në rrjetin social X.

Arena e Lajmit

Ligji për Komisionet Hetimore, Tabaku: Dekretimi nga Presidenti, shans i humbur për të pasur ligj konsensual

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook