Policia ka dalë në një njoftim zyrtar zbulon detaje në lidhje me plagosjen me thikë të 19-vjeçarit, Oltion Maradodaj në Fushë Arrëz.
Mësohet se autori është babai i të riut, Anton Maradodaj gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M.
Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.