Tentojnë të blejnë furgonin përmes mashtrimit, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia gjermane pas tentativës për të blerë një automjet duke u hequr si punonjës banke.

Ata u paraqitën si punonjës fals bankës dhe bënë një transferim prej 21.300 eurosh nga llogaria e një 67-vjeçari nga zona e Dresdenit në llogarinë e një përfaqësie makinash në Homberg/Efze. Mirëpo, i dëmtuari nga Saksonia e ka vërejtur me kohë debitimin dhe ka kontaktuar me shitësin e makinave, i cili ka njoftuar policinë.

Përfaqësia e makinave deklaroi se dy persona meshkuj kishin rënë dakord më parë për të blerë një furgon tip “Mercedes Vito” me paratë e transferuara. Gjatë procesit të blerjes, u arrestuan dy burra nga Shqipëria, 40 dhe 47 vjeç, të cilët nuk kishin vendbanim të përhershëm në Gjermani.

Aktualisht nuk është e qartë se si të dyshuarit kanë lidhje me procedurat e mashtrimit në Dresden dhe është gjithashtu objekt i hetimeve të mëtejshme.

Të dyshuarit u sollën para një gjyqtari në gjykatën e qarkut Fritzlar me kërkesë të prokurorit publik të Kaselit. Më pas gjykatësi lëshoi një urdhër arresti kundër dy burrave dhe të dy janë dërguar në burg.

Arena e Lajmit

Tentojnë të blejnë furgonin përmes mashtrimit, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook