E kishin kthyer trafikun e kokainës në biznes familjar, pranga shqiptares me të birin, në kërkim burri. Ja çfarë iu sekuestruan

Peripoliko

Nënë e bir kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me një sasi kokaine. Ndërkohë mediat greke raportojnë se babai është shpallur në kërkim nga policia.

‘News247.gr’ shkruan se nëna së bashku me djalin 24-vjeçar u kapën sot në Rodos nga punonjësit e policisë së Narkotikëve, ndërsa në kërkim është shpallur kryefamiljari 43-vjeçar.

Ky i fundit rezulton një personazh i njohur për policinë, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënieve në dyqane. Mësohet se të riut shqiptar iu gjet një sasi kokaine prej 1 kilogramë e 191 gram si dhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.

Ndërkohë, nënës së tij iu gjet kokainë me peshë 411.8 gramë dhe 1 kilogram e 597 gramë kanabis si dhe një shumë prej 6100 euro.
Media greke raporton ndër të tjera se përveç kësaj familje, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e trafikut.
Të arrestuarit do të dërgohen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Rodos.

Arena e Lajmit

E kishin kthyer trafikun e kokainës në biznes familjar, pranga shqiptares me të birin, në kërkim burri. Ja çfarë iu sekuestruan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook