Nga këto autorë të zbuluar janë arrestuar 18 persona, 20 janë ndaluar, 330 proçeduar në gjendje të lirë dhe 72 autorë janë larguar.
Ervina Gjana, Drejtore, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shprehet se për shkak të rritjes së rasteve të krimeve kibernetike policia ka rritur edhe kapacitetet.
Një trend në rritje sa i përket krimeve kibernetike janë edhe përndjekjet në rrjetet sociale. Gjetja e autorëve të cilët hapin adresa false në rrjete sociale është e vështirë të zbulohen dhe kërkon një kohë të caktuar për shkak se ka vonesa në përgjigje nga kompanitë e rrjeteve sociale. Rasti i fundit i zbuluar nga policia sa i përket krimeve kiberntike ishte identifikimi i tre shtetasve rumunë të cilët kishin marrë 40 milionë lekë të vjetra në bankomate. Eksperti i IT, Edmond Liçaj, shpjegon edhe skemën që kanë përdorur tre rumunët të cilët arritën para në bankomate.
Për shkak se krimet kibernetike janë rritje krahasuar me vitet e kaluara, Gjana shprehet se policia po ndjek një strategji për të rritur nivelin goditës të kësaj vepre penale nga policia e shtetit.