Dekretimi i ligjit për komisionet hetimore, si e komenton Bamir Topi vendimin e Presidentit:  Rama nuk ndalet, kjo është shumë e rëndë për demokracinë

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, u pyet për vendimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj për dekretimin e ligjeve për komisionet hetimore. Gjatë intervistës, Topi tha se Rama nuk ndalet jo vetëm për komisionet hetimore.

“Së pari nuk do të dëshiroja të interferoj në gjykimin e një Presidenti në detyrë. Diskutimi për komisionet hetimore është një diskutim që nuk lindi sot që zt.Begaj është në krye të Presidencës. Komisionet hetimore janë nevojë për të bërë transparencën e punës së qeverisë dhe të institucioneve, gjë që në Shqipëri mungon. Unë nuk trajtoj më përgjegjësinë e presidentit sepse ka të gjithë të drejtën e tij për të vepruar në mënyrë autonome në funksion të Kushtetutës. Në rast se këshilltarët i thonë se ky ligj është në përputhje me Kushtetutën, ai vendos firmën.

Të tjerët pastaj kanë të drejtën ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Që ky vend ka nevojë për transparencë më shumë se kurrë ka sot, kur gjithçka komandohet nga një njeri. Nuk shoh thjesht faktin që ai nuk i do komisionet hetimore, por ai nuk ndalet. Çdo ditë që kalon, ai kërkon të marrë diçka tjetër dhe kjo është shumë e rëndë për demokracinë. Nuk shkon as për transparencën për procesin zgjedhor, nuk ka transparencë si funksionojnë institucionet dhe ky do t’i largohet të gjithë llogaridhënies që përkthehet në transparencë”, tha Topi.

Arena e Lajmit

Dekretimi i ligjit për komisionet hetimore, si e komenton Bamir Topi vendimin e Presidentit:  Rama nuk ndalet, kjo është shumë e rëndë për demokracinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook