Trajneri i Partizanit, Orges Shehi analizoi humbjen 1-2 ndaj Laçit.
“Kemi shpërdoruar shumë. Në momentin kur duhet të mbyllnim ndeshjen, i dhamë zemër kundërshtarit. Hymë në presion, duke humbur raste. Të qajmë mungesat, është e pavend. E kishim ndeshjen në dorë dhe për këtë ka keqardhje.
E kam thënë që shkon situata ndryshe nëse shënojmë. Hymë në presion duke humbur raste. Lojtarët që futen duhet të ndryshojnë marshin, ose të kenë egërsi. Futëm Mehmetin, sepse Rrapaj u konsumua shumë. Duhet ta kishim zgjidhur më mirë.
Na vjen keq që humbëm ndeshjen. Na mbetet vetëm të punojmë dhe të përmirësojmë gjërat e mira. Futbolli i tillë është, e humb ndeshjen edhe kur nuk e meriton. Nuk na erdhën golat nga presioni i kundërshtarit, por nga butësia jonë në luftën për topin” – Tha ai.
(J.S/)