Leverkusen e ka seriozisht, kryesuesit e Bundesligës përmbysin Leipzig, pikë të arta për Xhakën me shokë

Leverkusen duket se e ka seriozisht këtë sezon, pasi mundi me përmbysje 2-3 Leverkusen në Bundesligë. Djemtë e Rose tregun karakter dhe ndezën atmosferën që në minutën e shtatë, pas golit të holandezit Simons. Xhaka me shokë u kundërpërgjigjën në fillimin e pjesës së dytë me Tella-n.

Gjithsesi, vendasit prishën ekuilibrat shumë shpejt me Opendën. Të besuarit e Xabi Alonsos nuk u dorëzuan dhe sërish dhanë sinjale se jo më kot janë në krye të kampionatit. Tah shndërroi në gol një asist të Hofmann, në të 63-tën. Minutat e mbetura ishin të luftuara nga të dyla palët, ndihmuar edhe nga spektakli i garantuar nga tifozët në shkallët e stadiumit  Red Bull Arena (Leipzig).

Në shtesë, Leverkusen iu fal goli të Hincapie P. për të marrë fitoren, rezultat që i çon në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë.  Leipzig është në zonën Champions, në vendin e katërt me 33 pikë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Leverkusen e ka seriozisht, kryesuesit e Bundesligës përmbysin Leipzig, pikë të arta për Xhakën me shokë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook