Milan ka marrë një fitore “thriller” 2-3 ndaj Udineses në Friuli, në përballjen e Serie A. Goli i parë i sfidës erdhi pas gjysmë ore lojë. Një top i bukur i dërguar nga zonë nga Theo rezultoi si një penallti në lëvizje për Loftus Cheek, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Tifozët vendas nga Udine, me entuziazmin që i karakterizon, nuk hezituan të lëshonin kore raciste ndaj portierit francez të mysafirëve, Mike Maignan. Maignan, pasi paralajmëroi arbitrin Maresca vendosi të braktisë ndeshjen, normalisht vetëm për pak kohë pasi sfida rifilloi pas disa minutash.
Një gjuajtje plot klas e Samardzic përfundoi në rrjetë në minutën e 41-të, Maignan nuk mund të bënte asgjë, veçse të shoqëronte topin me sy.
Pjesa e parë u mbyll mes emocionesh, ndërsa në fraksionin e dytë skuadrat kishin ende për të thënë. Në të 60-tën, Thauvin përmbysi ndeshjen në favor të bardhezinjve.
I futur në fushë si zëvendësues, “djalli” Jovic “tundi rrjetën” 7 minuta përpara fundit të kohës së rregullt. Në shtesë, Okafor nderoi Milanin. Kuqezinjtë e Piolit shkojnë në kuotën e 45-pikëve në vendin e 3-të. Udine është në vendin e 17-të.
(J.S/)