Real Madrid ka fituar me vështirësi 3-2 ndaj Almerias në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid) , në takimin e La Liga. Los Blancos u befasuan që në minutën e parë, pasi e panë veten në disavantazh pas golit të Ramazanit. Presioni “shterpë” i të besuarve të Ancelottit nuk solli rezultat dhe mysafirët dyfishuan shifrat.
Në të 43-tën, një e majtë spektakolare e spanjollit Edgar Gonzalez gjeti të papërgatitur portierin madrilen, Arrizabalaga. Reali e filoi fraksionin e dytë me dëshirë të madhe për përmbysje dhe shkurtoi diferencat me yllin anglez Bellingham , i cili shndërroi në gol një penallti.
Vinicius barazoi shifrat në të 67-tën, gol i konfirmuar pas një kontrolli nga sistemi VAR. Carvajal përmbysi llogaritë në të 99-tën minutë, me Real Madrid që kryeson kampionatin me 51 pikë. Almeria mbyll klasifikimin me 6 pikë.
(J.S/)