VIDEO/ Gol në kampionat, Odise Roshi realizon në Turqi, por mposhtet Sakaryaspor

Odise Roshi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol në Turqi, me fanellën e Sakaryaspor, në ndeshjen e Ligës së Parë ndaj Genclerbirligi. Skuadra e lojtarit kuqezi rikuperoi mjaft mirë topin pas një presioni fiksues, me lojtarin kuqezi që me një gjuajtje të fortë mposhti portierin kundërshtar.

Për 32-vjeçarin ky është goli i 3-të në këtë sezon, pas 18 ndeshjesh. Për Roshin ky është sezoni i dytë te ky ekip, sakaq më parë ka mbajtur veshur fanellën e Akhmmat Grozny dhe DVTK.

Sakaryaspor renditet në vendin e gjashtë. Synimi është grumbullimi i sa më shumë pikëve, në një kampionat shumë të vështirësi si ai i Ligës së Parë. Sa i takon ndeshjes së sotme, goli i Roshit shërbeu vetëm për statistikë, pasi takimi përfundoi 3-1 në të mirë të kundërshtarëve.

 

 

(J/S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Gol në kampionat, Odise Roshi realizon në Turqi, por mposhtet Sakaryaspor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook