Liverpool vijon me rezultatet e mira në kampionat, teksa sot triumfoi 0-4 ndaj Bournemouth, duke marrë pikët e radhës.The Reds nuk realizuan dot gol në pjesën e parë, pavarësisht dominimit në mbajtjen e topit.
Pjesa e dytë filloi në mënyrë perfekte për të besuarit e Klopp, që prishën ekuilibrat e takimit me Nunez. Mysafirët shtruan rrugën drejt fitores me Diego Jotan, 20 minuta përpara vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Jota kishte ende për të thënë për këtë takim, pasi kompletoi dopietën pak më vonë. Sulmuesi nga Uruguaji Darëin Nunez “tundi rrjetën” përsëri në shtesë, për të çuar shifrat në 0-4.
Liverpool renditet në vendin e parë me 48 pikë, 5 pikë më shumë se City ndjekës. Objektivi kryesor për këtë edicion është titulli kampion dhe nëse do ia arrijnë synimit, mbetet të shihet. Premier League luajti sot edhe një ndeshje tjetër, ku West Ham barazoi 2-2 ndaj Sheffield United.
(J.S/)