FSHF, takim me përfaqësuesit e klubeve për strategjitë e promovimit të “Abissnet Superiore”

Departamenti i Garave në FSHF organizoi sot një takim me klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” ku u diskutua në lidhje me strategjitë që mund të përdoren për të përmirësuar produktin dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit.

Në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” morën pjesën anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pano Xhixho, drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, Drejtori i Departamentit PR në FSHF, Fatjon Kodra, drejtues dhe zyrtarë të marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të klubeve.

Zyrtarët e FSHF-së theksuan objektivin dhe dëshirën për të pasur sa më shumë promovim dhe sa më shumë marketim të kampionatit elitar, në mënyrë që të afrojmë sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumeve dhe të rritet interesi publik për ndeshjet e “Abissnet Superiore”.

Gjithashtu u fol edhe për strategjinë e përfshirjes së akademive dhe futbollistëve të rinj në skenën e futbollit profesionist si dhe për të ndërtuar strategji edhe për afrimin e vajzave dhe grave në stadium nëpërmjet fëmijëve dhe familjarëve që luajnë futboll.

Mbledhja vijoi me një diskutim të frytshëm me përfaqësuesit e klubeve që folën për problematikat që hasin në përditshmëri dhe ndanë idetë për mënyrën dhe strategjitë që mund të implemetohen për të përmirësuar vlerën e produktit dhe për të rritur cilësinë e futbollit.

Arena e Lajmit

FSHF, takim me përfaqësuesit e klubeve për strategjitë e promovimit të “Abissnet Superiore”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook