Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një vjedhje të kryer ne Perugia. Ka qenë pronari i banesës ai që lajmëruar policinë pas ngjarjes duke i vanë në lëvizje.
Pasi arritën në vendin në fjalë, policët në harkun e pak minutave, arritën të kapnin autorët, shqiptarë të moshës 20, 24 dhe 31 vjeç. Banda e hajdutëve, që sapo kishte hapur kasafortën, u fsheh jashtë banesës kur mbërriti policia, duke u strukur në një ballkon.
Por përpjekja ishte e kotë, të tre u identifikuan shpejt dhe u ndaluan. Policia gjetur edhe një çantë që ata përdorën me mjete të shumta vjedhjeje.
Tre shqiptarëve iu gjetën stoli të vjedhura së fundmi nga banesa dhe sende të tjera që mund t’i atribuohen vjedhjeve të tjera, për të cilat do të kryhen hetime të mëtejshme për të përcaktuar origjinën e tyre. Kontrollet e rezultuara bënë të mundur konstatimin se ndaj njërit prej tyre kishte një masë sigurie të marsit 2022 të lëshuar nga Zyra GIP e Gjykatës së Perugias, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase.
Ndaj tyre u mbajt seancë e drejtpërdrejtë në gjykatën e Perugias, e cila vërtetoi arrestimin, duke i dënuar të tre me dënime me kusht.