Një 37-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Policia sqaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 dhe shtetasi me iniciale B.B, dyshohet se është vetë plagosur.
“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.