Javi Galán iu nënshtrua testeve mjekësore pasditen e sotme, përpara zyrtarizimit te Real Sociedad. Mbrojtësi i majtë po përgatitet të largohet nga Atlético Madrid, duke nënshkruar me klubin bask. Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit.
29-vjeçari Galan është aktivizuar pak nga trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone. Ai numëron vetëm 9 paraqitje në të gjitha kompeticionet, nga të cilat vetëm një si titullar dhe për më tepër në Copa del Rey ndaj modestëve të Lugo-s. Kontrata e Galan skadon në vitin 2026.
Spanjolli ka luajtur më parë për Cordobën, Huescan dhe Celta Vigon. Te Atletico Madrid nuk priten shumë lëvizje këto ditë të fundit të merkatos, të paktën në bazë të asaj që shkruajnë mediat.
(J.S/)