Kërkohej nga Interpol Tirana dhe u kap në Greqi, media greke: Kultivoi në Fier 400 rrënjë kanabisi

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin në Greqi të një shtetasi shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana, pasi ishte dënuar në Shqipëri me 4 vjet e 8 muaj burg për “kultivim bimësh narkotike”.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është 31 vjeç dhe fshihej në fshatin Pinia të Amaliadhës, duke punuar në bujqësi.

Sipas policisë greke ai kërkohej nga pala shqiptare për kultivimin e një parcele me 400 rrënjë “cannabis sativa” në Fier. Nga informacionet e medias greke, ai rezultonte “truri” i ngritjes së këtij plantacioni në jug të Shqipërisë. Ditën e djeshme ai është paraqitur në Prokurorinë e Patras ku është marrë masa e paraburgimit deri në vendimin për ekstradimin ose jo të tij.

()

Arena e Lajmit

Kërkohej nga Interpol Tirana dhe u kap në Greqi, media greke: Kultivoi në Fier 400 rrënjë kanabisi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook