Oklahoma merr kreun, Denver e ndjek nga pas, Lakers humbin derbin (VIDEO)

Ka rokadë në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA. Në vendin e parë ngjitet Oklahoma City Thunder, që fitoi në sekondat e fundit 111-109 ndaj Portland Trail Blazers.

Alexander Shai me 33 pikë e 10 asist ishte lider për vendasit. Sfida ishte shumë e ekuilibruar, me përmbysje të situatave nga perioda në periodë, por Oklahoma u tregua më e matur në fund. Një sukses që i jep kreun skuadrës së Oklakomës, duke zbritur Minnesota-n në vendin e dytë, e cila rrezikon edhe këtë pozicion.

Kjo për faktin se kampionët në fuqi të Denver mundën 114-109 Indiana Pacers jashtë fushe. Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 31 pikë 13 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray po me 31 pikë. Nuggets bëhen skuadra me më shumë fitore në Perëndim, por kanë 2 ndeshje më shumë se dy skuadrat e para.

Një tjetër ndeshje spektakolare ishte derbi i Los Angeles. Skuadra e Clippers tregoi forcën ndaj Lakers, duke fituar 127-116. Takim në përgjithësi i ekuilibruar, ku te Lakers u ndje mungesa e LeBron James. Më i miri për Clippers ishte Leonard, që realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 11 rebound e 10 asist, mbështetur nga Harden me 23 pikë.

()

Arena e Lajmit

Oklahoma merr kreun, Denver e ndjek nga pas, Lakers humbin derbin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook