Allegri pa Rabiot, Juve hidhet në merkato, tenton ish mesfushorin e Lazio-s (VIDEO)

Në mungesë të Interit, Juve mori kreun e Serie A, ndërsa shpresojë që zikaltërit të ndalen teksa kalendari i ka rezervuar një transfertë të vështirë, atë kundër Fiorentinës, ndërsa “Zonja e Vjetër” pret në Torino ekipin e Empolit. Edhe në këtë sfidë, Allegri duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e Adrien Rabiot, ndërsa në dyshim është edhe Chiesa, sulmuesi vijon stërvitjen i diferencuar pas një shqetësimi në gju, por prezenca e tij kundër Empolit do të vendoset vetëm në momentet e fundit.

Afrimi i ri i Juves, Tiago Djalo kaloi me sukses testet mjekësore, ndërsa nga kjo e mërkurë do të futet gradualisht me pjesën tjetër të ekipit. Në këto ditë të fundit të janarit, drejtuesit e Juves do të përpiqen t’i dhurojnë Allegrit ndonjë afrim tjetër cilësorë dhe në mënyrë surprizë në skenë del sërish emri i Milinkovic-Savic, një dëshirë e vjetër e Allegrit, por mesfushori serb zgjodhi të transferohet në Arabinë Saudite.

Me sa duket gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve, Savic është lojtari i radhës që nuk është përshtatur si duhet dhe po reflekton largimin, për këtë arsye Juve do të tentojë edhe një herë të josh ish mesfushorin e Lazio-s.

Vlahovic
Vlahovic

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit vijojnë negociatat me Vlahovic për të zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin serb, kontrata aktuale i përfundon në 2026.

()

Arena e Lajmit

Allegri pa Rabiot, Juve hidhet në merkato, tenton ish mesfushorin e Lazio-s (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook