Lautaro është një nga më të mirët te Interi. Agjenti i sulmuesit zikaltër, Alejandro Camano, në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se akoma nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin dhe se diçka e tillë kërkon kohë.
“Lautaro po luan në nivele të larta. Gjetja e marrëveshjes së rinovimit nuk është e lehtë, pasi ka disa aspekte që duhen diskutuar. Sot nuk ka një akord real, por jemi të qetë dhe vazhdojmë të bisedojmë me Interin. Për momentin ka rëndësi skuadra dhe forma që po kalon Lautaro.
Ai është i lumtur. Është rritur shumë tek Interi, sot është një futbollist i kompletuar. Lautaro është kapiteni dhe ka edhe dy vite e gjysmë kontratë.
Ka shumë kohë për të folur rreth rinovimit, por le të negociojmë. Për momentin, fokusi është të bëjmë sa më mirë në Serie A dhe Champions. Lautaro është i rëndësishëm në futbollin italian dhe europian” – Tha agjenti.
(J.S/)