VIDEO/ Guerreiro hero, Bayern rikthehet te fitorja, nuk mungon tensioni në Munich

Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa triumfoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Union Berlin. Ky sukses dërgon bavarezët në kuptën e 44 pikëve në vendin e dytë, 4 pikë më pak se Bayer Leverkusen kryesues.

Kampionët e Gjermanisë goditën gjashtë herë në pjesën e parë në portën e mbrojtur nga Ronnoë, pa mundur dot të gjejnë golin. Gjithsesi, sapo filloi fraksioni i dytë, goli i Guerreiros elektrizoi stadiumin. Pak më pas, një gol i Kane u anulua për shkak se u konsiderua Offside.

Në këtë takim nuk mungoi as tensioni. Trajneri i mysafirëve të Union Berlin, Nenad Bjelica kapi për fytin Leroy Sane, pasi ky i fundit dëshironte të niste shpejt një rivënie anësore. Fund? Tekniku Belica u ndëshkua me karton të kuq në të 74-tën.

Bayern, në ndeshjen e radhës luan në transfertë ndaj Augsburg. Në krahun tjetër, Union Berlin (Vendi i 15-të) pret Darmstadt.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Guerreiro hero, Bayern rikthehet te fitorja, nuk mungon tensioni në Munich

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook