Tentoi të korruptonte policin për të kaluar kufirin, e pëson 48-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht 48-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Fier.

Në PKK Kakavijë, shtetasi A. H. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, duke i ofruar 40 euro, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (pa pasaportë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Arena e Lajmit

Tentoi të korruptonte policin për të kaluar kufirin, e pëson 48-vjeçari në Kakavijë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook