Vetëm një ndeshje në Kupën e Kombeve të Afrikës, mesfushori alarmon Milanin

Aventura e Ismael Bennacer në Kupën e Kombeve të Afrikës ka përfunduar. Algjeria, pas barazimeve kundër Angolës dhe Burkina Fasos, humbi ndeshjen e tretë kundër Mauritanisë, duke e mbyllur kështu në vendin e fundit Grupin D.

Bennacer luajti vetëm në ndeshjen e parë, për shkak të një problemi fizik. Testet që ai iu nënshtrua në Algjeri nuk treguan diçka serioze, por Milani dëshiron ta shikojë më në thellësi situatën.

Futbollisti do të kthehet në Milano shumë shpejt, teksa janë planifikuar teste të reja për të për të kuptuar gjendjen e tij. Me siguri, Bennacer nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kampionatit kundër Bolognas, takim që do të luhet të shtunën në orën 20:45. Me siguri, 26-vjeçari rikthehet kundër Frosinone më 3 shkurt në orën 18:00.

Këtë sezon Bennacer ka luajtur 5 ndeshje, dy të fundit të kampionatit, ndaj Salernitana dhe Sassuolo, si titullar. Kujtojmë që lojtari u grumbullua në fillim të dhjetorit kundër Frosinone, 206 ditë pas thirrjes së tij të fundit, pasi dëmtimi i 10 majit kundër Interit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions e la jashtë fushe për një kohë të gjatë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Vetëm një ndeshje në Kupën e Kombeve të Afrikës, mesfushori alarmon Milanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook