Policia britanike kërkon me ngulm këtë shqiptar, i akuzuar për vrasje: Shumë i rrezikshëm!

Një burrë po kërkohet nga policia në lidhje me një goditje me thikë në veriperëndim të Londrës.

Arlind Hashani, 20 vjeç, kërkohet për vrasjen e Ahmed Jama, 29 vjeç, i cili u gjet në Abbey Estate pranë St John’s Wood më 29 dhjetor.

Hetuesi kryesor në zbardhjen e vrasjes, Neil Rawlinson, tha: “Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe nuk i duhet afruar”.

Viktima, i cili u zbulua me plagë me thikë rreth orës 19:30, iu dha ndihma e parë nga mjekët para se të dërgohej në spital, ku vdiq. Më 4 janar, një 21-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasje, ndërsa tre ditë më vonë një 25-vjeçar u arrestua si i dyshuar për ndihmën ndaj autorëve të ngjarjes. Më 17 janar, dy burra, gjithashtu 25 vjeç, u mbajtën nën dyshimin për komplot për të kryer vrasje. Të katër burrat më vonë u liruan me kusht.

 132192152 Ahmedjama.jpg

Viktima

Arena e Lajmit

Policia britanike kërkon me ngulm këtë shqiptar, i akuzuar për vrasje: Shumë i rrezikshëm!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook