Deklaratat e Dumanit për dosjet në SPAK, Lubonja: Problem mbetet integriteti i prokurorëve, ka mjaftueshëm prova për “McGonigal”

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar deklaratat e fundit të kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani lidhur me hetimet e kësaj strukture.

Lubonja u shpreh se deklaratat e Dumanit ishin evazive dhe se duke i interpretuar ato mund të kuptohet se SPAK ka pavarësi totale me ligj, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve.

Sa i përket komentimit të kryeprokurorit të SPAK për rastin McGonigal, Lubonja tha se ka mjaftueshëm prova që kanë dalë nga gjyqi i ish-agjentit amerikan në SHBA, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme mund të zhvillojë hetimet e veta.

“Ata thonë se me ligj kanë pavarësi totale, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve. Në këtë aspekt ai ka dhënë një përgjigje evazive duke nënkuptuar se aty ka njerëz që nuk janë të pavarur.

Sa i përket Ramës ai tha se nuk ka rëndësi personi, por provat. Për mendimin tim ka shumë prova që kanë dalë nga gjyqi i McGonigal në Amerikë. Që ky duhet pyetur nuk ka nevojë për prova të tjera. Prokuroria kërkon dhe heton për prova, aq më tepër që ka prova në SHBA.

Sot për sot nuk e shoh drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Përgjigjet e tij ishin evazive, padyshim. Nga njëra anë tingëllon pak si propagandë, sikur justifikon punën e strukturës”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Deklaratat e Dumanit për dosjet në SPAK, Lubonja: Problem mbetet integriteti i prokurorëve, ka mjaftueshëm prova për “McGonigal”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook