Lajm i fundit/ Sherr me armë midis fqinjëve në Durrës, njëri në gjendje të rëndë në spital. Detajet e para

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Shtetasit, Mikel Spirollari është qëlluar me dy plumba nga fqinji i tij dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasit Gentian Kuqi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal. Shkak ishte zhurma që bëhej në banesën e të plagosurit Spirollari.

Gentian Kuqi i ka kërkuar llogari fqinjit të tij në të njëjtin pallat se “pse bëni zhurmë se na shqetësoni” dhe më pas e ka qëlluar me dy plumba. Pas ngjarjes, autori është larguar dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij.

Arena e Lajmit

Lajm i fundit/ Sherr me armë midis fqinjëve në Durrës, njëri në gjendje të rëndë në spital. Detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook