Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit foli për amnistinë, ku u shpreh se ka propozuar një amendament, ku sipas tij nga kjo e drejtë duhet të përjashtohen shtetasit që janë zgjedhur si deputetë.
Më tej ai u shpreh se nuk bën asnjë kompromis me asnjë bandit, kriminel apo mafioz.
“Amnistia ndjek qëllimet që lidhjen me humanizmin që ka për qëllim të lehtësojë pozitën e shtetaseve dhe jam i bindur se dhjetëra familje po presin.
Përmes këtij amendimi dua të përjashtohet kjo e drejtë për shtetasit që janë aktualisht deputetë të zgjedhur, kjo që amnistia të mos shfrytëzohet. për çdo njeri që ka ngrenë sallatë kot këto kohë duke menduar që ka pasur ndonjë amendimin për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë, po i them që nuk përfshihen.
Dua të theksoj se unë nuk hyj tek ata që cenojnë dinjitetin, nuk bëj asnjë kompromis me asnjë nga akuzat, bandit, kriminel mafioz që është përfshirë në trafik droge. Jam i vetmi politikan që gjykohem në gjykatë për shkak të një denoncimi në interes publik”, u shpreh Salianji.