Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën politike në PD dhe zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore online.
Vokshi u theksoi se të zhvillosh mbledhje online me një grup deputetesh që s’ka lidhje me opozitën, tregon se ka pozitë e jo opozitë. më tej ajo tha se opozita e vërtetë s’mund të lejojë zhvillimin e një farse.
“Ne kemi bërë të ditur se s’do lejojmë zhvillim normal të komisioneve, siç është dhe rasti i Reformës Zgjedhore. Të zhvillosh mbledhje online me një grup deputetesh që s’ka lidhje me opozitën, tregon se ka pozitë e jo opozitë.
Opozita prej disa muajsh ka bërë një kërkesë duke arsyetuar që komisioni ka dështuar. U zgjuan nga gjumi ata që fjetën për dy vjet. Basha u zgjua nga gjumi letargjik kur 47 deputetë kërkuan ndryshimin. Si mund të jenë 4 deputetë që nuk e përfaqëson opozitën. 7×7=42 me matematikën e Ali-Bashës. 7 deputetë që s’janë opozitë, por pengje janë të përfshirë me 4 deputetë. Çfarë matematike është kjo? Matematikë e Bashës.
Ne nuk lejojmë dhe nuk kemi për të lejuar një farsë. Ne kemi kërkuar që të ndryshohet përbërja se ka ende emra të ish-kolegëve”, u shpreh Vokshi.