35-vjeçari mbante mbyllur familjarët në shtëpi, Allmuça: Janë thirrur në komisariat për dhunë, por gruaja deklaroi se…

Shefja e seksionit kundër dhunës Klodiana Allmuça, e ftuar në rubrikën “Opinion”News24, doli për tmerrin në Tiranë, ku një 35-vjeçar mbante të mbyllur nënën, gruan dhe vajzën e tyre.

Allmuça u shpreh se policia ka pasur informacion se autori, Jetnor Zhaboli ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe se kanë qenë në komisariat, por bashkëshortja e tij nuk e ka pohuar, por përkundrazi ka deklaruar se është e dashuruar me bashkëshortin. Ajo shpjegoi se çifti ka qenë në komisariat pak ditë më parë.

“Kemi pasur informacion që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, janë thirrur në komisariat dhe gruaja ka deklaruar se do bashkëshortin. Kjo ka ndodhur pak ditë para bërjes publike të ngjarjes. Rasti ka qenë në monitorim dhe kur janë dëgjuar zëra patrulla e policisë ka qenë në banesë. Kemi marrë zotin Jetnor i cili më pas ka hapur derën e banesës. Menduam se ishte konflikt në familje, janë pyetur të dyja palët dhe askush nuk u shpreh se kishte dhunë”, u shpreh Allmuça.

Arena e Lajmit

35-vjeçari mbante mbyllur familjarët në shtëpi, Allmuça: Janë thirrur në komisariat për dhunë, por gruaja deklaroi se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook