Trajneri i Tiranës para ndeshjes: Duam rezultat pozitiv, kemi mungesa ndaj Skënderbeut

Trajneri i Tiranës, Jul Ahmataj iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së të premtes nda  Skënderbeut, takim ky i vlefshëm për kampionatin dhe që do luhet nesër në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania”.

“Pavarësisht se janë pak ditë, jemi munduar që ta përgatisim ndeshjen dhe jemi gati për të performuar dhe t’i japim ndeshjes një ritëm për të shkuar te rezultati pozitiv dhe te fitorja, për të kënaqur të gjithë ambientin dhe për t’i dhënë një kënaqësi për ata që e ndjekin Tiranën dhe e mbështesin.

Kemi mungesa, por shpresojmë të kemi dhe rikthime, sepse Najdovski ka ardhur dhe është stërvitur me grupin këtë periudhë. Nuk është 100%, por është pjesë e skuadrës për këtë ndeshje. Doka është dënuar nga Federata, jo nga klubi. Është dënuar nga Federata me tre ndeshje dhe ne nuk e kemi.

Është një ndjenjë vetëkënaqësie që herë pas here i kap të gjitha skuadrat. Neve na ka ndodhur dy herë dhe duhet të jemi më me këmbë në tokë. Kur kemi ndeshjen në dorë duhet të sakrifikojmë më shumë që mos të na ndodhin situata të tilla në vazhdim. Në çdo ndeshje ne futemi në fushë për të fituar dhe çdo ndeshje sakrifikojmë dhe luftojmë për të fituar ndeshjen”, – Tha ai.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Trajneri i Tiranës para ndeshjes: Duam rezultat pozitiv, kemi mungesa ndaj Skënderbeut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook