Balla flet për skenarin nëse prishet marrëveshja me opozitën: Pas raundit të tretë, PS propozon emrin e kandidatit për President

Whatsapp Image 2022 05 20 At 5.17.05 Pm

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla zbuloi skenarin e mundshëm nëse nuk arrihet që të zbatohet marrëveshja me opozitën.

Ai theksoi se pas raundit të tretë, nëse opozita s’ka një kandidat për president, PS do të bëjë propozimet e veta.

“Do kemi një president në raundin e katërt. Jo se do respektojmë marrëveshjen. S’do të ketë asnjë emër deri në raundin e tretë. S’ka asnjë dyshim. Jua thash. Se kam dëgjuar të gjithë deklaratën e Alibeajt. Nëse ai vendosi që PD të tërhiqet plotësisht, kjo është vendimmarrje e tij. Nëse nuk do të jetë zgjedhur në raundet e para, ne do të zgjedhim në raundet pasuese, ne do të zgjedhim një kandidat. Por marrëveshjet duhen respektuar. E bëmë një marrëveshje të martën dhe një të mërkurën. Zoti Mediu dhe Doda kanë qenë të gatshëm që të hyjnë që në raundin e parë me emra. Kemi dashur që të jemi të gjithë. Të vazhdojmë përpjekjet.”, tha Balla.

Balla flet për skenarin nëse prishet marrëveshja me opozitën: Pas raundit të tretë, PS propozon emrin e kandidatit për President

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook