Suksesi me Kukësin, Mehmeti: Meritë e ekipit, Dinamo vinte nga një situatë e vështirë

Dinamo mundi 3-2 Kukësin, në ndeshjen e kampionatit. Nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti në fjalën e tij pas ndeshjes.

“Për të qenë i sinqertë dua të falenderoj çunat pasi ishte meritë e tyre dhe besuan deri në fund. Vinim nga një situatë e vështirë pas dy humbjesh dhe sidomos ajo me Tiranën ka lënë njollë në psikologjinë tonë. Në pjesën e dytë Kukësi na vuri në vështirësi me topat e gjatë. Goli i parë i Kukësit ishte eurogol, por më vjen keq për të dytin. Pozicioni në tabelë dhe nevoja për pikët i bën lojtarët nervoz. Presidenti Bardhi u largua pas 2-0? Ai e ndjen shumë ndeshjen, nuk kam komunikuar me të. Në të tilla situata ashtu e ka ndjerë. Nuk është hera e parë që është kthyer Dinamo. Po të ndodhte dhe sot do të ishte shumë e vështirë”,- tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Suksesi me Kukësin, Mehmeti: Meritë e ekipit, Dinamo vinte nga një situatë e vështirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook