Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Clearwater, Florida, ku një 34-vjeçar shqiptar, Renato Muhaj vrau me armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajën e tyre 8 vjeçe.
Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.
CSI is here investigating the gold Kia that was at the center of this morning’s Amber Alert. A tow truck is nearby ready to pull it away as evidence. The suspect is in custody and 8-year-old girl safe @BN9 pic.twitter.com/4G1Othhxis
— Angie Angers (@angie_angers) January 29, 2024
Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
()