“Personi më i keq në planet”- Pas kësaj deklarate motra e Khloe Kardashian shfaqet me ish të dashurin e saj, çfarë i bëri bashkë

Tensionet ishin mjaft të larta mes Kylie Jenner dhe Tristan Thompson pas skandalit të tij të fundit, por pavarësisht kësaj ata të dy u panë nën shoqërinë e njërit-tjetrit në një festë të organizuar.

Kylie dhe Tristan ishin në Hollywood të enjten për të festuar ditëlindjen e modeles dhe shoqes së Kylie, Stassie Karanikolaou . Kishte edhe një grup miqsh të tjerë të famshëm atje — si Kendall Jenner , Devin Booker , G-Eazy dhe Addison Rae . I pranishëm ishte edhe Tyga , ish i dashuri i Kylie Jenner.

Tristan ishte i pranishëm gjithashtu, pasi ai është mik me Zack Bia, ndersa Kylie u largua jo shumë kohë më vonë.

Mbetet e paqartë nëse ajo u mërzit nga festa, apo ka ende pak armiqësi mes tyre. Episodi i “The Kardashians” që përshkruan në detaje tradhtinë e Tristanit ndaj Khloe Kardashian u transmetua vetëm disa orë më parë, kështu që është e mundur që gjërat të ishin ende të tensionuara.

Tristan u bë objektivi i zemërimit të Kim dhe familjes së saj. Episodi i fundit tregoi momentin kur Kim Kardashian zbuloi se Tristan do të bëjë një fëmijë me një grua tjetër ndërsa ai ishte ende në lidhje me Khloe.

Kim lexoi me zë të lartë dokumentet ligjore në të cilat Trisran pranoi se kishte bërë seks me një grua të quajtur Maralee Nichols, e cila pretendonte se ishte gati të bëhej nëna e djalit të Tristanit. Më pas ajo thirri Kylie-n për t’i shpjeguar, të cilës ajo i përgjigjet: “A është Tristan njeriu më i keq në planet?”

“Personi më i keq në planet”- Pas kësaj deklarate motra e Khloe Kardashian shfaqet me ish të dashurin e saj, çfarë i bëri bashkë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook