“Presidenti”, Balla ‘vijë të kuqe’ Berishës: Marrëveshja do respektohet edhe nëse opozita tërhiqet! PD të vijë me kandidat të përbashkët, atë të botës tjetër s’e konsiderojmë

Po

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh i qartë se opozitë duhet të vijë me një kandidat të përbashkët për presidentin e ri.

Gjithashtu ripërsëriti se nuk do të merret në konsideratë firma e ish –kryeministrit Sali Berisha.

“Unë dua që të them se që raundet të marrin kohën maksimale kjo do respektohet edhe sikur të marrin vendim që nuk do bëhen pjesë e procesit apo nuk sjell kandidaturë në datën 23 raundi i tretë do të jetë në datën 30. Nuk lëvizim…Unë kam thënë që në i kemi firmat, ja kam kërkuar zotit Alibeaj nëse i ka firmat t’i sjellë. Nëse arrin të bëjë bashkë pa firmën e ndonjërit që ne nuk e marrim në konsideratë. Procesi që kemi nisur edhe Grupet e tjera Parlamentare duhen marrë në konsideratë, mendoj që opozita duhet të vijë me një kandidat të përbashkët, me përjashtimin e qaftë largut ju e dini”, tha Balla.

I ndalur tek vizita e Mike Pomepo, tha se ishte një takim i rëndësishëm dhe që SHBA meriton respektin më të thellë të popullit dhe kombit shqiptar. Kujtoj që Kosova nuk do ishte e pavarur nëse nuk do ishte mbështetja e SHBA .

“Presidenti”, Balla ‘vijë të kuqe’ Berishës: Marrëveshja do respektohet edhe nëse opozita tërhiqet! PD të vijë me kandidat të përbashkët, atë të botës tjetër s’e konsiderojmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook