Presidenti dhe zv/ presidenti i Hysenbelliu Group ditën e hënë, zhvilluan në selinë e Kongresit Hebre Amerikan një takim me ish Presidentin dhe Presidentin aktual të kësaj organizate prestigjioze.
Në bisedën e ngrohtë mes zotit Irfan Hysenbelliu dhe zotit Jack Rosen, u fol për realitetin e një miqësie tradicionale mes shqiptarëve dhe hebrenjve si dhe për projektime të mundësisë bashkëpunuese mes kompanive shqiptare dhe atyre hebreje, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Izraelit, por veçanërisht mes dy komuniteteve në sfera të biznesit ndërkombëtar.
Ish-presidenti i Kongresit Hebre, zoti Jack Rosen një personalitet me reputacion të fuqishëm në nivele të larta të politikës dhe lobeve amerikane, ka qenë Kryetar i Kongresit Hebre Amerikan, Këshillit Amerikan për Hebrenjtë në Botë dhe kompanisë ndërkombëtare të investimeve Rosen Partners. Gama e gjerë e interesave të tij të biznesit përfshin sipërmarrje që operojnë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi në fushën e pasurive të paluajtshme, kujdesit shëndetësor dhe telekomunikacionit.
Rosen është shumë aktiv në çështjet qeveritare dhe politike. Ai është një mik prej kohësh i Presidentit Biden, Presidentit Clinton dhe Presidentit Bush. Ai u emërua nga Presidenti Clinton dhe Presidenti Bush si delegat në Këshillin Përkujtimor të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara, në Organizatën e Shteteve Amerikane dhe në Konferencën e OSBE-së mbi Antisemitizmin. Ai ka qenë në shumë misione të Kongresit Amerikan si dhe profesor në Universitetin e Pekinit ku ka dhënë leksione në programin e diplomuar në Master në Administrim Biznesi. Rosen, ka shërbyer më parë në Bordin e Guvernatorëve në Universitetin Hebraik.
Ndërkohë që Presidenti aktual i Kongresit zoti Daniel Rosen në takimin konfidencial me zëvendëspresidentin e Hysenbelliu Grup Fatmir Hysenbelliu, shprehu gadishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbime takimesh në nivele partneriteti dhe sipërmarrjesh në sektorë të ndryshëm të sipërmarrjeve. Zoti Rosen në vitin 2014 u emërua nga Presidenti Obama si anëtar i Këshillit Përkujtimor të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara, Bordit të Besuar për Muzeun e Holokaustit në Uashington, DC.
Ndërsa presidenti Biden e emëroi Daniel Rosen në shkurt 2023 në Këshillin e Eksportit të Presidentit (President’s Export Council), entiteti kryesor këshillimor i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë ndërkombëtare. Ndër përfshirjet e tij të ndryshme në komunitet, Rosen aktualisht shërben si Kryetar i Bordit të Administratorëve të Shkollës Vendore Riverdale. Daniel Rosen është CEO i Rosen Partners LLC, një firmë ndërkombëtare e zhvillimit të pasurive të paluajtshme e përfshirë në zhvillimet rezidenciale, tregtare dhe hoteliere.
Miqtë shqiptarë i ftuan krerët e Kongresit Hebre për vizita në Shqipëri dhe për realizimin së afërmi të projekteve në sektorë të biznesit, arsimit dhe turizmit si dhe mes kompanive dypalëshe. Ndërsa zotërinjtë Rosen konfirmuan kënaqësinë për një axhendë të re kontaktesh dhe takimesh me përfaqësues të ndryshëm të vendimarrjes në SHBA.